BBV3 mes debateve të shumta dhe situatave të përditshme, ka krijuar miqësi të reja, ashtu sikurse nga ana tjetër ka shkatërruar miqësitë e vjetra.
E tillë ishte dhe miqësia e Meritonit me Romeon, ku në nisje të këtij formati dyshja u shpreh se ishin miq shumë të afërt dhe ‘shokë për kokë’.
Mirëpo, me qëndrimin e tyre në shtëpi duket se kjo marrëdhënie u zbeh dhe miqësia e tyre u shkatërrua përgjithmonë, duke marrë parasysh fjalët që ata i kanë thënë njëri-tjetrit ditë pas dite.
Megjithatë, duket se ka ende ‘shpresë’ për miqësinë e tyre, pasi sot Meritoni ka hedhur një hap drejt ‘pajtimit’ me Romeon, ose të paktën sqarimin e situatave mes tyre.
Ndërsa Heidi dhe Romeo po qëndronin në oborr, Meritoni iu është afruar ku nuk i ka kursyer fjalët e mira për Romeon te Heidi.
“Jam shumë i lumtur për ju, përtej gjithçkaje. E ka shumë seriozisht, ka fol edhe për familje dhe për bebe. Kam fol diçka, kam gabuar dhe e di. Nuk do ndodhë më asnjëherë, nuk ka rëndësi nëse do jem edhe 10,11 apo 100 ditë brenda shtëpisë, sepse po e përjetoj edhe kur po ma përmendin Ilnisën. Kjo është e gjitha. ” – i është drejtuar Meritoni Heidit, ndërsa Romeo e ka falenderuar për fjalët.