Binjakët Donald dhe Romeo Veshaj sot festojnë 28 vjetorin e tyre të lindjes. Mes shumë urimesh, Donaldi e mori atë më të veçantin nga partnerja e tij, Bora Zemani.
Së pari, moderatorja ka postuar në Instastory të dy vëllezërit sapo ora shënoi 12, duke i uruar të dy me një video teksa përqafonin njëri-tjetrin.
Më pas, Bora i ka dedikuar partnerit të saj, Donald Veshaj një postim në Instagram, ku shkruan: “Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me Romeon, por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm, me mua!”
Ndërsa Donaldi i është përgjigjur menjëherë, duke i komentuar “Ta ha zemrën”, nëpërmjet emoji-ve.
Kujtojmë se dyshja janë dashuruar dhe lidhur, teksa prezantonin së bashku, janë ndarë para se Donald Veshaj të hynte në shtëpinë e BBV, ku Donaldi krijoi një marrëdhënie romantike me Beatrix Ramosaj. Pas përfundimit të eksperiencës së BB, Donaldi vendosi t’i japë fund historisë me Beatrix për t’u rikthyer sërish me moderatoren Bora Zemani, duke vazhduar historinë e tyre të dashurisë.
Këtë histori, dyshja ka vendosur t’a kthejë në një film me titull “5 herë jo” , i cili aktualisht është duke u xhiruar dhe do të shfaqet në kinema në muajin dhjetor.