Aktori Roerd Toçe dhe Sara Hoxha u diskutuan shumë kur doli filmi “Në Kuadër Të Dashurisë”, për shkak të puthjes së tyre.
Në film, personazhet e tyre përjetojnë një romancë.
Roerdi u vu në siklet në “Top Arena”, pasi u pyet për shifrën që është paguar kolegia e tij në film. Mirëpo, ai iu shmang kësaj pyetjeje me shumë profesionalizëm.
“Nuk besoj se kjo është një temë kryesore për t’u diskutuar. Nuk e kam idenë se sa është paguar Sara Hoxha. Aktrimi është një gjë shumë e rëndësishme, ka marrë kohën dhe përkushtimin tonë. Ai film mori frytet e veta, unë po pres filmin e radhës”, tha aktori.