Alketa Vejsiu ka marrë sot mesazhin më të bukur dhe të ndjerë nga babai i saj. Moderatorja ka publikuar në Instastory mesazhin ku babai i shkruan se e do më shumë se veten e tij, të shoqëruar me zemra.
“Të dua më shumë se veten time, tani vetëm zemrën dhe veshkat mund t’i jap se organet e tjera janë pak të dëmtuara të puth” – ka shkruar babai i moderatores.
Aktualisht Alketa po shijon disa ditë pushime me djalin dhe vajzën e saj, në Firenze ku ka lindur të dy fëmijet e me sa duket, babin e Alketës e ka marrë malli për vajzën e tij dhe ka vendosur që t’a surprizojë në këtë formë. Epo, një mesazh që çdo prind e kupton dhe e ndjen dhe që na “shkriu zemrat” të gjithëve!