Ndërsa ditën e djeshme u bë me dije përmes faqes zyrtare të BBV se do të nisë në vitin 2024, sot është njoftuar përmes promos se BBV nis në janar (ashtu sikurse e prisnim tashmë).
Mirëpo, ndryshe nga çdo sezon tjetër, Arbana Osmani ende nuk ka bërë asnjë reagim e as nuk ka shpërndarë postimin e nisjes së BBV, siç ka bërë çdo vit njëlloj si Sara e Lori Hoxha.
Sigurisht ky (mos)veprim i moderatores, po mendohet si konfirmim i thashethemit se Arbana nuk do e moderojë BBV në këtë sezon të 3.
Menjëherë pas qarkullimit të këtij lajmi, Arbana ka bërë një postim me “stil” në Instastory, ku tregon një moment gjatë stërvitjes dhe shkruan:
“Vetëm se nuk postojmë, nuk dmth që nuk stërvitemi.”
Nuk e dimë si ju duket ju, por ne mendojmë se ishte një mesazh mjaft i qartë – për stërvitjen dhe jo vetëm! 😉