I rikthehemi edhe një herë premierës absolute të datës 9 Tetor të filmit “Në kuadër të dashurisë” – por, këtë herë për të rikthyer sërish vëmenndjen te çifti Kiara-Luiz dhe veshja e tyre.
Në premierën e filmit Kiara shkëlqeu me look- un e saj sa të thjeshtë, aq edhe elegant. Moderatorja zgjodhi të vishte një fustan të zi të gjatë. I derdhur në trup me pala në pjesën e barkut dhe me një shall të lehtë që kombinohej mjaft bukur me pjesën tjetër të veshjes.
Fustani i Kiarës ishte prodhim i një brandit italian “Babylon”, i cili u prezantua në “Javën e Modës” në Milano një muaj më parë dhe kushtonte 420 euro.
Nga ana tjetër, Luizi dukej tepër elegant me kostumin e tij të brandit “Carducci”, të cilin e kombinoi me një këmishë të bardhë dhe atlete të bardha “Alexander McQueen”. Kostumi i Luizit ishte në vlerën 499 euro.