Një nga këngët tona të preferuara nga repertori i Pirro Çakos mbetet “Xhulit”. Është një nga ato këngë që nuk të mërzitet kurrë e që të emocionon sa herë e dëgjon.
Por a e dinit se kjo është edhe kënga e preferuar e moderatores Jonida Vokshi? Dhe ajo ka një arsye të fortë për këtë.
Në një insta story ajo ka postuar një video në makinë duke dëgjuar këngën, në klipin e së cilës ka qenë protagoniste, së bashku me Amos Zaharian.
Për ju që nuk e mbani mend pasi atëherë Jonida dhe Amosi kanë qenë shumë të vegjël, po ua risjellim edhe njëherë.