Mc Kresha është padyshim një nga artistët më të dashur e më të kërkuar për publikun, këngët e të cilit këndohen dhe njihen nga i gjithë publiku.
Së fundmi, Kresha ka qenë i ftuar në një intervistë me gazetarin Bera Buzhala në Kosovë.
I pyetur nga Buzhala se sa para janë mjaftueshëm për të, reperi ka treguar pak lidhur me koncertet e tij së bashku me Festimin (Lyrical Son).
“Ka brande popullore dhe brande të famshme. Ne jemi brand popullor, kemi një çmim të arsyeshëm ku secili club në qytetet e mëdha të Kosovës ka mundësi të na paguajë, prandaj na thërrasin të gjithë, shkojmë te të gjithë dhe e bëjmë punën. Vitin që kemi lënë pas, i kemi pasur gati 100 koncerte.
Duke iu rikthyer edhe njëherë pyetjes së Buzhalës, se sa para janë mjaftueshëm për të, reperi ka thënë:
“Ma gjej një njeri që thotë boll pare kam. Mua lumturia nuk më vjen prej parave, të lumtur më bëjnë fëmijët e mi. Ama në koncerte sigurisht që për pare shkoj.”