Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ditën e djeshme ndau një foto me djalin e saj në InstaStory. Nuk ndodh shpesh që Jonida ta postoj djalin përveçse në ndonjë udhëtim ose kur ai ka ditëlindjen.
“Mama’s Boy “e ka etiketuar foton këngëtarja ku duket që mban në krahë të voglin e saj dhe në sfond ka vendosur këngën “You are my sunshine”.
Duket se të dy nënë e bir kanë zgjedhur t’i kalojnë pushmet sëbashku në Mykonos të Greqisë.
Jonida u bë nënë 12 vitë më parë dhe u bekua me djalin e saj Dan, të cilin e solli në jetë me biznesmenin e njohur Gent Prizreni. Arsyen e ndarjes nga Genti Jonida nuk e ka treguar kurrë por e pyetur në një intervistë para disa vitesh ajo ka ajo ka thënë: “Divorci erdhi si pasojë e konsumit dhe disa arsyeve të tjera që do të doja të ishin personale. Ishte ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ishte vendim i imi fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy, përderisa dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët”.
Jonida tha ndër të tjera se u dashurua me ish-partnerin në moshën 17 vjeçare dhe ndarja nuk ishte e lehtë pasi u shoqërua edhe me vështirësi ekonomike. Më pas Jonida Maliqi pati një romancë dashurie edhe me aktorin e njohur Romeo Veshaj, e cila nuk zgjati shumë.
Ndonëse vitet e fundit Jonida nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, emri i saj është gjithnjë i lakuar në media e ndërsa ajo vijon të mbetet një personazh mjaft i dashur për publikun, ashtu si dhe burim frymëzimi për vajzat sa i përket stilit të saj unik të veshjes që dallon kudo.