Klajdi Haruni ka qenë plot me lajme të mira së fundmi. Prej ditësh në media është përfolur se këngëtari do bëhet baba për herë të parë dhe lajmin e ka konfirmuar së fundmi vet ai.
Klajdi ka ndarë një video shumë të ëmbël me partneren e saj, ku shihen buzë detit teksa i përkëdhel barkun e rrumbullakosur.
Po ashtu duket se kjo video do jetë pjesë e një kënge që Klajdi ka bërë për partneren dhe fëmijën e tyre pasi këndon: “Të adhuroj pa fund por sot më shumë se kurrë, formën e barkut tënd…”
Partnerja e Klajdit quhet Orgesa dhe nuk është krejt e panjohur për rrethin mediatik. Ajo është krijuesja dhe drejtuesja e markës së veshjeve sportive “COHL’S”.
Dy të dashuruarit kanë zbuluar se do bëhen prindër të një vajzë. “Jemi shumë të lumtur. Ndihemi të bekuar që në jetën tonë do të vijë një vajzë. Ende nuk kemi nisur me detajet, po i shijojmë të gjitha hap pas hapi. Tani rëndësi ka shëndeti i dy vajzave dhe të shijojmë këtë periudhë kaq të bukur”. – ka thënë këngëtari në një intervistë.
Epo, urime çiftit! 🙂