Çifti Luiz-Kiara prej kohësh janë çifti më i përfolur j momentit, ku çdo lëvizje e tyre përkthehet në lajm dhe rrjeti është gjithmonë i interesuar të dijë se çfarë ka bërë çifti në çdo hap të tyre.
Shpesh herë, përveç dashurisë që tregojnë për njëri-tjetrin me dedikime romantike,” gjuha e dashurisë” së tyre shprehet edhe me “ngacmime”, ashtu si ndodh me shumë çifte vërdallë nesh – “ngacmime” që vijnë kryesisht nga Luizi.
Këtë herë, këngëtari ka postuar një foto në Instagramin e tij në një nga tre koncertet që mbajtur mbrëmjen e djeshme, ku ka shkruar :
” Mbrëmë i rashë Kosovës rreth e përqark,dhe ishte mbrëmje e paharrueshme! Faleminderit! Ju dua❤️“
Ajo çfarë u vu re në këtë postim, ishte komenti i Kiarës, i cili nuk kaloi pa u vënë re as nga Luizi.
Komenti i Kiarës ka qenë vetëm një zemër, së cilës Luizi i ktheu përgjigje duke i thënë “ Mos shkruaj kaq gjatë o gru.”
Epo, Kiara duhet t’a ketë parasysh tani që partnerit të saj i pëlqejnë dedikimet e gjata, duke marrë parasysh që ai vet aq të gjata i ka dedikimet sa i përkthen në këngë! 😉