Kjo e premte e ka gjetur moderatoren Marina Vjollca mes shumë urimesh për datëlindjen e saj të 34. Natyrisht nuk ka munguar dhe urimi i bashkëshortit të saj, Getoar Selimi, i cili ka ndarë fotografinë e saj në ‘Instagram’, bashkangjitur urimin:
‘Ti më ndriçon jetën dhe unë jam përgjithmonë mirënjohës për ty. Gëzuar ditëlindjen partneres time të bukur të jetës.’
Nga ana tjetër, e motra, Luana Vjollca ka zgjedhur një urim më gazmor nëpërmjet videos së Marinës duke prerë tortën dhe duke treguar incidentin gjatë surprizës me fishekzjarrët në tortë, teksa qeshnin.
‘Gëzuar Ditëlindjen rrush, mbarësia të shkoftë diku tjetër’, – e uroi Luana duke qeshur, ndërsa më pas postoi një dedikim për të.