Një nga konkurrentet e “Kepit të Vipave”, Livia, ka qenë e ftuar në një intervistë në ‘Top News’.
Ndër të tjera, gazetarja është ndalur te një pyetje për çiftin Luiz-Kiara, duke qenë se konkurrentja ka qenë pranë tyre, për të zbuluar pak më tepër mbi raportin e çiftit jashtë kamerave.
Pyetjes së gazetares “A është Luizi xheloz”, Livia i është përgjigjur duke treguar se është dhe është shumë.
“Ata ishin në telefon gjithmonë. Kiara, kur kishim ndonjëherë probleme me Wi-Fi, e shihja që humbte, u çmendte pak duke ikur dhe duke kërkuar Wi-Fi. Largohej direkt, fliste në telefon. Kështu që Luizi ka qenë gjithë kohën prezent aty, e ka ruajtur.”
Epo mesa duket, çifti nuk ndahet dot nga njëri-tjetri për asnjë moment, edhe kur janë larg fizikisht! 🙂