Prej ditësh tashmë po flitet për një krisje të mundshme në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës – thashetheme këto që nisën si pasojë e mungesës së Ledrit në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe pozicionimit të Ledrit larg zhurmës së premierës.
Fjalë u shtuan edhe më shumë me përgjigjet e Sarës në emisionin “Më lër të flas”, ku ajo zgjodhi të mos e komentojë fare këtë situatë, gjë që u mor si konfirmim i krisjes mes tyre në rrjet.
Së fundmi e ëma e Ledrit, Xheraldina, ka postuar në Instagramin e saj një video të vajzës së Ledrit dhe Sarës, Poem Blu, ku ka bërë tag Sarën, Ledrin, Poemin si dhe Agron Vulën, si për të treguar që fjalët që qarkullojnë nuk janë të vërteta dhe ata vijojnë të jenë një familje e lumtur.
Më herët në një intervistë Sara tha se Ledri do të jetë në premierën në Prishtinë, e cila mbahet sot, kështu që të gjithë jemi sy e veshë të shohim nëse Ledri do të jetë prezent.