Sara Gjordeni ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” nga Salsano Rrapi dhe Elona Duro përmes një lidhjeje telefonike.
Sara ka folur për ditët e para të prindërimit bashkë me Bardhin dhe si po e kalojnë këtë periudhë tashmë me Nean në krahë.
Ish banorja e BBV3 ka treguar gjithashtu se ajo do të rikthehet në ekran shumë shpejt me një program të saj. Sara tregon se i është lënë asaj në dorë gjithë hapsira dhe ideja e programit, e se tani ajo po mendon çfarë të sjellë diçka ndryshe në ekran.
“Është diçka konkrete. Hapësira dhe ideja më është lënë mua. Kështu që, e vetmja kohë që do vazhdoj të qëndroj larg është koha që duhet marrë për të menduar një program, i cili më përshtatet më tepër dhe për të mos bërë nga këto rubrikat 15-20 minuta“, u shpreh Sara Gjordeni.