Sara Hoxha, u shpall fituese e edicionit të parë të “Dancing with the stars Albania”, së bashku me partnerin e saj në kërcim, Luixhinon.
Duket se ky vit e ka rikthyer sërish blogeren në pistën e kërcimit. Së fundmi, ajo ka ndarë një postim në Instastory, ku duket të jetë në skenën e “Dancing”, ndërkohë që skena është duke u bërë gati për të mirëpritur 12çifte në një super garë.
Teksa numërimi mbrapsht për nisjen e spektaklit ka filluar, ende nuk dihet me siguri nëse Sara ndodhet aty për nostalgji, apo ka diçka më shumë – ndërsa zërat që qarkullojnë thonë se ajo do të jetë një nga 4anëtarë e jurisë, që do të kryesohet nga balerini Ilir Shaqiri.