Sara Hoxha është një nga personazhet më të komentuar të këtij viti. Prej kohësh, Sara po qëndron në Tiranë.
Sipas një shkrimi të “Panorama” thuhet se Sara Hoxha pas ndarjes nga reperi Ledri Vula, ka vendosur të hedhë disa hapa të tjerë në karrierën e saj, këtë herë në një dimension krejt ndryshe, atë të moderatores.
Po i njëjti burim tregon se Sara tashmë është në biseda për moderimin e një formati televiziv.
Sipas fjalëve që qarkullojnë në rrjet, thuhet se Sara është një nga pretendentet për moderimin e “BBV Fan Club”, takimi i përjavshëm i së dielës ku komentohen disa nga ngjarjet e BBV me të ftuar nga bota e TV, por edhe të afërm e miq të banorëve.
Ende nuk ka asgjë të konfirmuar lidhur me këtë aludim në rrjet, ndërsa e njëjta gjë thuhet edhe për ish-finalisten e BBV2, Efi Dhedhes.
Mbetet të presim edhe pak ditë të shohim se kujt do t’i besohet në moderim kjo pjesë mjaft e rëndësishme e BBV3.