Sara Hoxha është një ndër emrat më të lakuar të kohëve të fundit dhe si e tillë gjithçka ajo bën, menjë herë merr vëmendjen e rrjetit.
Së fundmi Sara ka postuar në Instagramin e saj disa foto ku shfaqet me një produkt të Coca-Cola, duke e reklamuar.
Menjëherë rrjeti ka shpërthyer në komente negative kundrejt Sarës. Arsyeja?! Lufta Izrael-Palestinë!
Kompania “Coca-Cola” ka shprehur mbështetjen për Izraelin, së bashku me disa kompani të tjera si: MC Donald, Starbucks etj – dhe menjëherë njerëzit në mbarë botën kanë nisur të bojkotojnë këto kompani.
“Rrjedha” e komenteve negative dhe bojkotit ka prekur edhe Sara Hoxhën si reklamuese të produktik, ndërsa rrjeti ka shpërthyer në komente negative dhe “unfollow” kundrejt saj.
Ja si shprehen komentuesit në postimin e Sarës: