Influencerja Sarah Berisha ka festuar sot ditëlindjen. Ndër gjithë urimet dhe surprizat që mori, ishte dhe urimi i Einxhel, ose “kunatës” (siç mund t’i quajmë pasi partnerët e tyre, PM dhe Dagz e konsiderojnë njëri-tjetrin vëllezër)
Me një fotot të pa postuar nga dasma e motrës së Dagz, Einxhel i drejtohet Sarës me fjalët më të ëmbla.
“E di që s’e prisnit, por e kisha ruajtur këtë foto për ditëlindjen e saj, sepse thellë thellë kam një afeksion të veçantë për çiltërsinë dhe naivitetin e kësaj vajze. Gëzuar ditëlindjen dhe uroj që tashmë t’a dish pse je aty ku meriton të jesh prej kohësh. Dhe t’a dish që Trev e ka marrë malli për shoqen e vet prandaj boll brodhe nëpër java mode. Të duam familjarisht ” – shkruan Einxhel për Sarah.
Kujtojmë se Einxhel dhe Sarah janë njohur në BBV1, ku krijuan lidhje me Dagz dhe PM, të cilët hynë si një konkurent i vetëm asokohe.