Sarah Berisha është padiskutim një ndër blogeret e preferuara shqiptare, e cila vazhdimisht ndan me ndjekësit ide të ndryshme për veshjet e saj.
Ndërkohë që sot dallohet për format e saj perfekte fizike, gjatë fëmijërisë, Sarah duket si buçko e ëmbël.
Blogerja simpatike ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, disa foto nga fëmijëria ku shfaqet duke pirë qumësht me biberon edhe me flokët e kapura bishtalec.
“Dhe ju më pyesni si ka mundësi që kam flokë kaq të shëndetshëm. Unë që kur kam lindur, mamit thotë se vetëm sytë më dukeshin sepse edhe ballin e kisha me flokë”, shkruan Sarah.
“Fytyra identik si babai, floku flokë, tuli tul dhe biberoni me qumësht“, shton më tej blogerja.