Duket se ky vit ka qenë mjaft i mbarë për shtatzënitë. Disa shtatzëni janë tashmë të konfirmuara, për disa ende aludohet, e disa kanë sjellë në jetë fëmijë.
Një ndër shtatzënitë për të cilat aludohet është ajo e Sarah Berisha, e cila është në një lidhje me Dj PM, që prej BBV1.
Në një intervistë të fundit ekskluzive nga Ronaldo Sharka në premierën e “5 herë jo” çifti ka zbuluar se nuk janë në pritje të një fëmije dhe se e kanë në plan për vitin që vjen. Gjithashtu, Sara i quajti disa komente si ofenduese, pasi sa herë e shohin me bark të fryrë prej ushqimit, e aludojnë diçka të tillë për të.