Ditën e sotme, i ftuar në “Wake Up” ishte skenaristi i filmit “Në kuadër të dashurisë” , Koloreto Cukali. Ai zbuloi një pjesë të kastit. Krahas Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit do të jenë edhe emra të tjerë të njohur si: Sara Hoxha, Bes Bitraku, Olta Daku, Zamira Kita, Ndricim Xhepa e shumë të tjerë.
Sa i takon ciftit Olta-Luiz, skenaristi tregoi se ata jo vetëm që shkojnë me njëri-tjetrin por kanë edhe shumë kimi. Madje ai theksoi se janë aq miq, sa mund t’i gjesh edhe jashtë xhirimeve duke konsumuar një gotë nën praninë e njëri-tjetrit.
E përsa i përket filmit, Cukali u shpreh se filmi është i zhanerit komedi moderne Hollywood-i. Ndër të tjera ai tregoi se për këtë projekt po punojnë njerëzit më të talentuar të kinemasë në Shqipëri dhe fuqia e prodhimit më e madhe në vend, që është Top Channel.
Kur do të shfaqet filmi në kinema? Në vjeshtë!