Einxhel Shkira njihet nga gjithë publiku e sidomos nga ndjekësit e fansat e saj, si një ndër personazhet më “pa filtra” të showbiz-it, një ndër arsyet kjo pse publiku e pëlqen dhe e ndjek.
Edhe pse pak ditë më parë, Einxhel deklaroi se nuk do të ndajë më me ndjekësit tema sociale që na prekin të gjithë, ngjarja e fundit nuk ka kaluar pa një reagim nga ajo. Kështu, së fundmi është deklaruar se së shpejti BE nuk do të vulosë më pasaportat e vendeve të treta që hyjnë në Shengen, duke shmangur radhët dhe ky proces do të zëvendësohet me një leje paraprake online që duhet miratuar nga vendi ku një shtetas i botës së tretë, do të vizitojë. (Ku bëjmë pjesë edhe ne)
Sa i përket kësaj çështjeje, Einxhel është shprehur e revoltuar se ky është një proces në dukje i zbukuruar me idenë e shmangies së radhëve, por e njëjtë me vizën, dhe pse e emërtuar ndryshe. Ja reagimi i plotë i saj:
“E ça qe gezojne se sdo kene me vula ne pasaporte? Nuk e kuptoj pse ne po behemi kaq injorante si popull, qe pervecse kemi hequr dore se u informuari per gjera teper te rendesishme, kemi humb totalisht vetbesimin dhe jemi leshuar ne gjendje te lire!! Ju rrofte vetbesimi dhe krenaria ne ditet e ndeshjeve se ketej behet kerdia! Na ka shpetuar si lajm se si fillim si eshte dhene zhurme e madhe mediatike dhe si vazhdim s’te lene lajmet e showbizit me marr fryme e jo me te lexosh c’behet me vulat e pasaportes. Per ju qe si une se kishit pare, ne fillim te vitit qe vjen s’do na vulosin me ne pika kufitare sepse ne duhet te aplikojme online qe t’na japin leje ata nese duan apo jo ti vizitojme vendin e tyre. Pra me pak fjale, skemi me viza por prape kemi me prit nje leje e cila vlen per 3 jet ( seshte viza jooo) per te cilen paguajme nje tarife 7€ per aplikim (seshte vizaaaa po te them) dhe nese atyre s’i duket i arsyeshem aplikimi juaj, do t’ju refuzojne e s’do kaloni dot ne zonen shengen (e sheh qe seshte aspak si vizaaaa). Me pak fjale mire na i bejne per aq kohe sa jo vetem hame bar si popull po kemi halle madhore, se kush do merret pastaj me mustaqet e Çelos?!?!?!?!”
Ju ç’mendim keni për këtë ndryshim me pasaportat