Filmi me protagonist kryesor Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocionesh të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë dhe fotografi me fansat e tyre.
Premiera do të vazhdojë të shfaqet edhe në datat 10 dhe 11 tetor dhe biletat mund t’i gjeni pranë pallatit të kongreseve por edhe në films.top-channel.tv.
Në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, producenti i filmit Ledion Liço ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me filmin.
Mendon ai se “Në Kuadër të Dashurisë” është filmi më i mirë dhe do t’ia kalojë edhe prodhimeve të tjera që janë sjellë vitet e fundit nga Ermal Mamaqi apo Bes Kallaku?
Unë e uroj me të vërtetë që të jetë një sukses komercial në kuptimin e shitjeve. Natyrisht Ermali, Besi dhe shumë artistë të tjerë kanë bërë një punë shumë të shkëlqyer për të filluar një industri të filmit shqiptar komercial që ka sjellë shumë njerëz në kinema. Uroj që Top Channel Films dhe “Në Kuadër të Dashurisë” ta çojë këtë në një nivel tjetër.
A do të kemi mundësinë që ta shohim filmin “Në Kuadër të Dashurisë” në platformat e streaming?
Ndërkohë sa i përket platformave të streaming-ut si Netflix, ne jemi në punë e sipër. Problemi është që filmi duhet të ketë xhiron e vet të kinemave në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Austri, Greqi dhe më pas në të gjithë Europën dhe përtej oqeanit. Pastaj vjen ajo faza ku filmi fillon shpërndahet në këto platforma. Me shpresë që të jetë edhe tek kjo, por edhe nëse nuk është në Netflix kemi Digitalb. Është më mirë sesa Netflix-i edhe sikur…
Gjatë një interviste ekskluzive për Top Albania Radio, producenti i filmit Ledion Liço u pyet se çfarë do t’i emocionojë më shumë shqiptarët nga filmi “Në Kuadër të Dashurisë” dhe cila do të jetë pika që do të godasë më së shumti?
Nuk e di të betohem, kur ti nxjerr një vepër krijimtarie ti nuk e di fare se çfarë do të mendojnë njerëzit për të. Ti thjesht uron më të mirën dhe ne të gjithë jemi në një kuptim me zemër në dorë duke uruar që njerëzit të qeshin, të emocionohen, ta pëlqejnë dhe të kthehen ta shohin për herë të dytë, të tretë dhe të kthehet në filmin e tyre të preferuar vetëm kaq. Nuk di të them se çfarë do të pëlqehet dhe çfarë jo. Uroj shumë që vetëm të pëlqehet.
Në një periudhë ku kemi “Dancing With The Stars” dhe “Në Kuadër të Dashurisë” si i shikon Ledion Liço si eksperienca dhe si formate në vetvete?
Janë dy gjëra të ndryshme, “Dancing With The Stars” është një format televiziv i cili transmetohet live çdo të premte këtë vit madje akoma dhe me më shumë transmetime kështu që automatikisht është diçka që njerëzit afeksionohen sidomos ata që shpenzojmë akoma më shumë kohë para televizorit por edhe normalisht për breza më të rinj që e ndjekin “Dancing With The Stars” nga YouTube ose nga rrjetet e tjera sociale. Ndërsa filmi është diçka krejt tjetër, kërkon një angazhim pak më të madh. Kërkon që ti të blesh një biletë, kërkon që të marrësh makinën, biçikletën ose edhe në këmbë të shkosh në një sallë kinemaje, të presësh radhën. Është një angazhim më i madh dhe në një kuptim është më sfidues nga kjo pikëpamje. Janë gjëra krejt të ndryshme të cilat unë nuk i kisha provuar ndonjëherë, pjesën e filmit jo dhe po të më pyesnin nëse do ta ribëja sërish do ta ribëja sepse është një nga gjërat të cilat nuk jemi mësuar t’i bëjmë me televizionin por që të karikojnë shumë për emocion dhe energji pozitive që mezi pres t’ia transmetojmë njerëzve që kanë mbushur Pallatin e Kongreseve./ Top Channel