Pas një dasme të shumëpërfolur të vajzës së Jozefina Topallit, Megit, tashmë ka ardhur koha e djalit të saj, Genarit.
Genar Topalli dhe Cindy Marina do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare.
Ka qenë vetë nusja, Cindy Marina ajo e cila ka bërë me dije se së shpejti do të shkojë drejt altarit me dashurinë e saj, Genarin.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka postuar ftesat e vajzave të cilat do ta shoqërojnë në ditën e saj më speciale.
Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Genari iu ul në gjunjë gazetares së sportit dhe i propozoi asaj për martesë.