Një debat tjetër ka ndodhur mes Eglit dhe Rozanës pak momente më parë, teksa kjo e fundit i ka shkuar banores në dhomën e grimit.
Gjatë debatit të tyre, ka ndërhyrë Gjesti i cili është përfshirë në debat me Rozanën, duke i thënë se po e ‘ndjek’ nga pas Eglin për të marrë vëmendje nga ajo.
Debati më pas ka vazhduar mes tyre, teksa Gjesti i thotë Rozanës se ajo është ‘e lashtë’ e tashmë është koha e tij, ndërsa thekson dhe betohet se Egli është më e fortë se Rozana.
Kujtojmë se pas largimit të Eglit, Gjesti dhe Rozana kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa rikthimi i saj ka ndryshuar tërësisht dinamikën e lojës duke ‘krisur’ edhe miqësinë mes dyshes.
A mendoni se Gjesti del në mbrojtje të Eglit për t’iu afruar si pretendon Rozana, apo Gjesti dhe Rozana përfshihen qëllimisht në debat bashkë duke marrë vëmendjen për të mos e kaluar as te Egli e te asnjë banor tjetër?