Pas pak, nis sezoni i ri i “Për’puthen” në “Top-Channel”. Programi këtë vit do të ketë si moderatore Megi Pojanin, e cila me sa duket e ka marrë rolin e besuar nga produksioni shumë seriozisht.
Ndërsa, roli i moderatores dhe i opinionistëve është të jenë “Kupidët” e dashurisë dhe të ndihmojnë konkurentët të gjejnë dashurinë e tyre (gjë që në 3 sezone nuk ka rezultuar shumë e suksesshme), duket se Megi Pojani e ka ndarë mendjen t’i bëjë çiftet bashkë, me dëshirë ose me “dhunë”.
Moderatorja ka postuar në Instastory një foto, teksa pret të nisë programi, ku shfaqet me një shkop në dorë, ndërsa shkruan “sot fillon saga”
Epo, me sa duket më në fund do të përmbushet misioni i “Për’puthen” me Megin si moderatore! 😉