Më parë, Ilir Shaqiri është pyetur nëse ishte dakord me fituesen e edicionit të tretë të Big Brother VIP. Ai cilësoi se dyshja e tij e preferuar ishte Juli-Romeo, edhe pse do të binte dakord me zgjedhjen e publikut. Ndërsa për Eglën, ishte i sigurt se nëse do të ndodheshin në të njëjtën shtëpi, do të ishin masakruar.
I pyetur në “Pushime On Top” për mendimin e tij lidhur me fituesit e edicioneve të tjera, Iliri tha se nuk është dakord me asnjë prej tyre sepse do që të gjithë t’i nxjerrë në vend të dytë. Ai ironizoi paksa batutat e famshme të Eglës me majdanozin duke thënë se ai është spec djegës. Duke qenë i tillë, do të dëshironte ‘t’i digjte’ të gjithë dhe të triumfonte sërish.
Pra, edicionit të shumëpërfolur Big Brother All Stars nuk do t’i thoshte jo.
Ilir Shaqiri: Unë s’jam dakord me asnjë fitues sepse jam vetë fitues. Gjithmonë. Kështu që të gjithë ata të parët dua t’i nxjerr në vend të dytë.
-Është e vështirë.
Ilir Shaqiri: Tani nenexhik, majdanoz, kopër, spec… Spec djegës jam vetë. Shpresoj t’i kemi një ditë përpara dhe do të shohim si do të shkojë ajo punë.
-Kë do të doje ti?
Ilir Shaqiri: Të gjithë.
-Ndonjë specifikisht?
Ilir Shaqiri: Jo, jo, të gjithë. I kam xhan shumë të gjithë. Vetëm t’i kem të gjithë bashkë njëherë.
-Ti do të merrje pjesë në Big Brother All Stars nëse do të bëhej si edicion?
Ilir Shaqiri: Vetëm t’i kem bashkë të gjithë njëherë.
-Ti do i rrëzoje të gjithë.
Ilir Shaqiri: Po. Më pëlqen të luaj ‘bowling’ dhe të bëj ‘strike’. 10 birila, ‘strike’ është për 10 birila, shkojnë në tokë.
A ishte kjo një sfidë e hapur nga Ilir Shaqiri? Urojmë që po dhe që sfida të pranohet nga të gjithë…