Çifti Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një ndër çiftet e ekranit që udhëtojnë më së shumti, gjë e shfaqin shpesh edhe në rrjetet e tyre sociale. Ndonëse vera përfundoi, deri tani askush nuk ia kalon atyre kur bëhet fjalë për udhëtime e pushime, të cilat ende nuk i kanë përfunduar.
Mirëpo, është një tjetër çift që ua ka kaluar këtë vit, jo vetëm me pushimet e verës, por edhe ato të vjeshtës. Kush janë do thoni ju?! Pikërisht prindërit e Arbanës.
“Ka vetëm një çift që po na mund me pushime këtë verë. Po na sfidojnë hapur domethënë, gjithë kohën. Verë edhe vjeshtë me programin që kanë. Nuk guxojmë të ikim një fundjavë, se ikin këta fundjavën tjetër.” – ka thënë Arbana në një video në Instastory, ku më pas ka postuar një foto të prindërve të saj, ndërsa shkruan “këta të dy”.
Epo, nga diku e ka trashëguar Arbana dëshirën për udhëtime! 🙂