Kështu po ndodh në Gjermani, teksa një sfidë vdekjeprurëse po bën bujë. “Sfida e deodoranit” është çmenduria e rradhës e adoleshentëve, që po rrezikon jetën e tyre.
Po çfarë është kjo sfidë:
Ekzistojnë dy versione të sfidës. E para konsiston në thithjen dhe mbajtjen e deodorantit në gojë për sa më gjatë që të jetë e mundur ndërsa e dyta konsiston në aplikimin e sprejit në lëkurë derisa të digjet plotësisht. Mediat gjermane kanë raportuar për vdekje të adoleshentëve të lidhur me këtë konkurs.
Thithja e deodorantit është një sfidë veçanërisht e rrezikshme. Në varësi të përbërjes kimike të sprejit, disa përbërës mund të hyjnë në trup në sasi masive dhe të dëmtojnë seriozisht zemrën dhe mushkëritë. Ndër rreziqet më të larta ishin rastet e humbjes së vetëdijes, dështimit të zemrës dhe paralizës së frymëmarrjes.
Versioni i dytë i garës është më i dhimbshmi. Të rinjtë lëndohen duke spërkatur deodorant në një zonë të lëkurës derisa dhimbja të mos jetë më e durueshme. Në raste ekstreme temperatura mund të bjerë në minus 30 gradë në pak sekonda, paralajmëroi Bfr (Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut). Mund të rezultojnë dhimbje dhe dëmtime masive në lëkurë. Për më tepër, spërkatja afatgjatë mund të shkaktojë djegie të ftohta që rezultojnë në nekrozë të lëkurës dhe në rrethana të caktuara mund të jetë i nevojshëm transplantimi i lëkurës.
Shumë prindër kanë ngritur alarmin, teksa deri më tani janë shënuar 3 vitkima.