Gjatë spektaklit të shkuar në “Dancing with the stars”, një deklaratë që rrëmbeu vëmendje ishte ajo e Graciano Taganit për balerinët e tjerë.
Pa vënë në diskutim profesionalizmin e tyre, Graciano u shpreh se disa balerinë i lanë në hije vip-at duke kërcyer më shumë se ta.
Ai madje përmendi edhe emrin e Ensës, e cila është partnerja në kërcim e Roerdit.
Duke qenë se Ensa nuk ndodhej në skenë gjatë kësaj deklarate, u duk se kjo situatë u la me aq, por nuk qenka kështu.
Gjatë puntatës së sotme në “DWTS Fan Club” u zbulua se dy balerinët kanë patur një përplasje pas përfundimit të spektaklit dhe situata ka agravuar më tej.
Mirëpo, Graciano refuzoi të fliste për këtë temë duke thënë se DWTS është i vetmi program ku promovohet vlera dhe profesionalizmi, përkundër programeve si Big Brother apo reality show të tjera ku tregohet karakteri apo edukata dhe në qendër janë debatet.