Pak minuta më parë, burime ekskluzive për Gazetën Express në Kosovë, kanë bërë me dije se këngëtarja Nora Istrefi dhe reperja Melinda Ademi kanë pasur një përleshje fizike në një palestër në Prishtinë.
Të pranishmit në ngjarje kanë parë nga afër dy artistet në një gjendje aspak të mirë.
Deri më tani, ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar vajzat në përleshje fizike.
Kujtojmë se Nora dhe Melinda kanë gëzuar raporte të mira, madje kanë realizuar edhe një projekt të suksesshëm muzikor duke marrë pjesë bashkë edhe në koncerte e mbrëmje muzikore.
Mbetet të shihet se si do jetë vijimi i kësaj ngjarje dhe nëse dy vajzat do gjejnë paqe, ose edhe mbase të reagojnë në rrjetet e tyre sociale.