Gazetari i showbiz-it, Andi Vrapi, ishte një ditë më parë i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top-Channel, ku ka komentuar lidhur me lajmet e fundit që vijnë nga personazhet e njohur të ekranit.
Ndër të tjera, Andi ka folur edhe për sherrin virtual mes Luiz Ejllit dhe Ronaldo Sharkës, i cili nisi pas transmetimit të puntatës së parë të “Kepit të Vipave”.
Sipas Ronaldos, në moderimin e këtij emisioni nuk duhej të ishte Kiara Tito, por vet ai. Lidhur me këtë deklaratë dhe disa të tjera të Sharkës, reagoi menjëherë Luizi. Por jo vetëm kaq pasi edhe personazhe të tjerë reaguan në lidhje me këtë sherr, e sigurisht nuk mund të mungonte Kiara.
Ndërkohë dje, Vrapi u shpreh se ‘mendon se e gjithë kjo është një metodë marketingu për Kepin e Vipave’. Sipas tij, Kiara doli vetëm 23 sekonda në episodin e parë dhe çifti ka bërë diçka që t’a fryjnë që të shihet dhe dëgjohet.
“Që në ditën e parë që ka nisur kjo drama, unë kam menduar se kjo është një metodë marketingu për të promovuar Kepin e VIP-ave nga çifti. Kjo për shkak se u trumbetua si projekti më i madh i Kiara Titos për këtë vit pas Big Brother-it. E duke qenë se në episodin e parë, Kiara shfaqet vetëm 23 sekonda në projektin e saj më të madh, duhet diçka për t’a fryrë dhe pompuar që të shihej dhe të ndiqej.
E kjo ishte ndoshta gjëja që Luizi shfrytëzoi te Ronaldo. Le të themi që Ronaldo nuk tha një diçka kaq të keqe që duhej të bëhej një gjurulldi e madhe.
Ai në mes të qeshurave tha një batutë se ‘Ronaldo do ishte një prezantues më i mirë se Kiara për Kepin”. Që mendoj se ishte në kuadrin e shakave. Pastaj filluan gjërat. Ajo që më bëri përshtypje ishte reagimi i Kiarës, e cila në vend që në thelb të mbronte veten e saj si prezantuese, mbrojti Luizin. Nuk tha asgjë për faktin se dikush kishte thënë se ishte më i mirë se ajo në prezantim.
Prandaj unë mendoj se është thjesht një gjë për të promovuar Kepin e Vipave” – tha Andi.
Teksa Erjona Rusi tha se mesa duket Luizi nuk ia paska dhënë 5 mijë euroshin Ronaldos, se ato i ka kërkuar Ronaldo, gazetari i showbiz-it tha: “Ça e tha dhe e mbajti”.
Ndërkohë Erjona tha se ishte akuzë e fortë, por Vrapi duke qeshur thotë ‘ishte batutë’.
Ndërkohë, mendimi i njëjtë me atë të gazetarit, është shprehur dhe nga një pjesë e madhe e opinionit publik, të cilët gjithashtu mendojnë se kjo ishte një mënyrë për të çuar vëmendjen te “Kepi i Vipave”, nisur dhe nga fakti që çifti Luiz-Kiara ende vazhdojnë të ndiqen me Ronaldon nëpër rrjete sociale.