Sara Hoxha ka qenë e ftuar së fundmi në “S’e Luan Topi” në një intervistë ndryshe. Ajo ka folur për shumëçka, nisur nga familja e saj, marrëdhënia me Ledrin dhe sherri me Dafinën.
Për tu ndalur tek pika e parë blogerja na ka rrëfyer më shumë detaje rreth fëmijërisë së saj.
“Unë kam lindur në Zvicër dhe pastaj kam jetuar në Tiranë deri 11 vjeçe e gjysmë. Prandaj shqipen nuk e kam mirë se kam bërë vetëm filloren këtu. Pastaj ikëm në Gjermani. Shkëputja nga Shqipëria ka qenë shumë e vështirë.”
Sara foli edhe për prindërit e saj, ku tregoi se ata janë tipik shqiptar, strikt.
“Prindërit e mi jetojnë në Gjermani. Më mungojnë shumë. Janë prindër strik. Janë prindër tipik shqiptarë. Mami im është shumë e rreptë.”
Për Ledrin Sara tha se i vjen mirë që e quajnë “Sara e Ledrit”: “Ledri mua më mbështet shumë. Nuk e kam bezdi se unë ashtu jam: Jam Sara e Ledrit.”
“Njohja me Ledrin ka qenë rastësi. Unë nuk e njihja. Një shoqja ime donte të shkonte tek koncerti atij. Dhe ne shkojmë me të. E takojmë Ledrin, bëjmë foto. Ai e kuptoi se unë nuk e njihja. Se më pyeti për këngën e preferuar dhe nuk u përgjigja. Bëmë foto dhe unë ia dërgova Ledrit në Instagram. Folëm shumë pak dhe unë nuk i ktheva përgjigje më se mu duk si gjë koti. Jemi takuar një vit e gjysmë më pas në Jalë. Ky më mbante mend. Atë e intrigoi fakti që unë nuk e njihja.”
Sa për Dafinën dhe sherrin viral me të Sara tha se nuk e kuptoi pse ajo u mërzit.
“Unë kam qenë në rregull me Dafinën dhe ish të dashurat e Ledrit. Unë me Dafinën kam ndjenjur. Nuk e di çfarë ndodhi. Nuk e di pse u mërzit. Komentin e Ledrit tek fotoja e saj e mora si shaka. Unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Sa herë e kam takuar, kemi qenë shumë të afërta. Ajo është shumë nice. Çdo njeri ka arsyet e veta. Nëse ajo e mendon ashtu le ta mendojë. Unë i uroj gjithë të mirat.”