Një moment mjaft interesant ka ndodhur gjatë darkës së parë të banorëve të nominuar të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”.
Shqipja po e shikonte në mënyrë të çuditshme Blerandon – shikim të cilin, ky i fundit i ka dhënë një shpjegim Shqipes në sy.
“Nëse e kqyr dikë në sy kështu, i bjen ‘bad se*’ ” – i ka thënë Blerando Shqipes.
“Të paska mësuar Gjermania keq” – i ka thënë Shqipja Blerandos, duke vazhduar t’a shohë në sy.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që komentohen shikimet e Shqipes kundrejt Blerandos, pasi edhe në rrjet janë kapur momente të ngjashme, teksa Shqipja e sheh Blerandon gjatë qëndrimit në shtëpi, por edhe gjatë Prime-ve.