Ende pa hyrë në BBV3, banori i ri Jetmir Salaj u sigurua të tregonte që edicionin e shkuar të BBV ka qenë mbështetësi më i ‘zjarrtë’ i Luizit dhe ka ‘luftuar’ me të që të fitonte BBV2.
Mirëpo, ndonëse mbështeste Luizin, Jetmiri gjatë BBV2 ka sulmuar partneren e tij, moderatoren Kiara Tito, ndërsa sipas postimeve në rrjete sociale mbante një miqësi tejet të afërt me Sokol Tahirin, kunatin e Luizit.
Duket se kjo miqësi vazhdon ende sot, pasi menjëherë pas hyrjes së Jetmirit në BBV, Sokoli ka postuar një foto me Jetmirin ku i uronte suksese në këtë rrugëtim.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Jetmir Salaj i kërkoi falje publikisht çiftit Luiz-Kiara për fjalët e thëna gjatë BBV2, ndërsa nuk dihet marrëdhënia e banorit me Luizin sot.