Sipërmarrësja dhe këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, sonte kurorëzon në martesë dashurinë disavjeçare.
Bukuroshja shqiptare ka postuar sot një foto në llogarinë e saj me mbishkrimin “dita e madhe”, po pa dhënë detaje për ceremoninë. Megjithatë, fotot dhe videot e para kanë marrë shpejt vëmendjen e rrjetit, aq sa edhe kurioziteti i fansave për partnerin, të cilin bukuroshja shqiptare e ka mbajtur gjithmonë jashtë vëmendjes.
Ceremonia e dasmës duket se është organizuar në një nga restorantet në Prishtinë me një ambient e dekor të veçantë.
Urime Shkenda dhe Mentor! ❤️