Luiz Ejlli vijon të mbetet një prej personazheve më të komentuar e më të dashur të showbiz.
Ditët e fundit, këngëtari ka nisur pushimet e tij me Kiara Titon, vajzën e tyre Luna Mari dhe nënën e tij Angjelinën, ku nuk kanë munguar as postimet në rrjete sociale.
Familja Ejlli sërish zgjodhi si destinacion për të pushuar Bodrumin në Turqi, ndërsa pak momente më parë Luizi ka ndarë foto që menjëherë morën vëmendjen e rrjetit dhe zemrën e fansave të tij.
“Pasuria jeme”- shkruan ai, krah fotove me familjen e tij.