Që në hyrjen e tij në BBV, Silvi ka pranuar dhe treguar hapur pëlqimin e tij për Erjola Docin.
Ndonëse Erjola për momentin ka thënë se nëse heq disa dyshime, do t’i japë një mundësi Silvit për ta njohur, herë pas here banorja e ka mbrojtur Silvin kundrejt banorëve të tjerë dhe mbrëmë janë përqafuar.
Ky moment nuk i ka shpëtuar shokut të Erjolës, gazetarit Ronaldo Sharka, i cili me sa duket nuk është dakord për një marrëdhënie të mundshme mes saj e Silvit.
Ronaldo ka shpërndarë foton e Erjolës dhe Silvit duke u përqafuar, ndërsa shkruan se nëse Erjola lidhet me Silvin, nuk do i flasë më.