Përveç faktit që janë modele dhe që janë rritur në Itali, Jori Delli dhe Beniada Jakic kanë dhe një të përbashkët – pozitivitetin që i karakterizon!
Të dyja vajzat janë në vëmendjen e publikut, pas daljes nga formati i BBV – Beniada finaliste e edicionit të parë dhe Jori banore e edicionit të dytë.
Beniada dhe Jori janë mikesha shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe shumë shpesh i kemi parë së bashku nëpër rrjete sociale. Edhe këtë të dielë, vajzat kanë vendosur t’a kalojnë së bashku duke u freskuar në pishina.
Mirëpo, ka një problem që Beniada vendosi t’a ndajë me ndjekësit – sapo kanë shkuar në pishina, djemtë kanë nisur të ngacmojnë Jorin duke mos e lejuar të pushojë e qetë. Gjithashtu, Beniada ka treguar se shoqja e saj, nuk dëshiron të ketë asnjë njohje deri në vjeshtë.
Kujtojmë se që me hyrjen e saj në BBV, Jori Delli spikati me pamjen e saj që e adhuruan të gjithë dhe më pas me gjithë energjinë e mirë dhe argëtimin që i solli shtëpisë më të famshme në vend. E mesa duket, pas gjithë asaj eksperience dhe pjesëmarrjes në “Kepin e Vipave” , Jori ka vendosur të pushojë dhe të mos merret me njohje për momentin, të paktën sipas Beniadës.
Kështu që çuna, mos u lodhni kot – larg Jorit deri në vjeshtë!!