Sikurse tashmë të gjithë e dimë, çdo lëvizje e çiftit Tito-Ejlli prodhon lajme. Dhe kjo e fundit, ishte goxha lëvizje, që futi gjithë rrjetin në “aksion” me komente.
Që t’a kuptoni për çfarë po flasim, ja një shpjegim i shkurtër i situatës. Kiara Tito ka postuar së fundmi në Instagramin e saj një video, ku reklamonte një çante make-upi, për gjithë “armaturën” e saj të make up-eve.
Epik për sa i përket videos, ishte reagimi i Luizit kur e pa, i cili menjëherë filloi të qeshë e të “ironizojë” fjalitë e përzgjedhura nga moderatorja si “hey vajza” dhe “armaturë”. Menjëherë, Luizi bëri një video, të ngjashme me atë Kiarës që ka shkaktuar shumë humor në rrjet.
Por nuk mbaron këtu, pasi Luizi nuk e ka lënë me kaq. Ai gjithashtu ka postuar një foto në Instagram, ku duket shumë i qeshur, ndërsa shkruan “Duke parë reklamat e Kiarës”
Si gjithmonë nuk mungoi komenti i Kiarës, i cili më pas ka çuar në një shpërthim të rrjetit dhe komente nga më të ndryshmet.
“Heyyyy vajza, kini kujdes në komente” – shkruan Kiara, ndërsa pasohet nga komenti i Luizit që shkruan “Erdhi e shpejta.al” .
Dy komentet e Luizit dhe Kiarës kanë nisur kështu një lumë komentesh, ku shumë shkruajnë se duan t’i shohin të dy bashkë në Top-Channel në një show nga ata të dy, e ndërsa të tjerë i shkruajnë që t’a fusi burrin te armaturat, pasi nuk do e lënë të qetë sapo të kthehet në Shqipëri.