Mbrëmjen e djeshme është transmetuar “Prime” i radhës i BBVK, i cili si gjithmonë pati mjaft dinamika e çështje për të folur, sqaruar e diskutuar.
Pas një muaji qëndrimi tashmë në shtëpi, duket se pjesa më e madhe e banorëve kanë hyrë “fuqishëm” në lojë e i tillë ishte rasti i Blerandos, i cili edhe këtë “Prime” ishte kryefjalë, për dinamikat e tij në shtëpi, por edhe për një pëlqim të mundshëm për Albën.
Duket se të gjitha këto më sipër dhe vëmendja që po merr Blerando, e kanë shqetësuar Azemin i cili ka vendosur që tashmë do të merret me të, duke paralajmëruar lojë të fortë, ndërsa banorët e tjerë e kryesisht Blero e konsiderojnë Blerando si një lojtar tepër të fortë.