Sot në “Trotuar” në “E diell”, është folur lidhur me suksesin e turizmit shqiptar këtë vit dhe shtimin e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri.
Nga këtu, tema kaloi në një nënçështje te fakti se si “gjuajnë” meshkujt dhe femrat gjatë pushimeve në verë, midis Fatjon Kuqarit dhe Fjorit, dy ish konkurentëve të “Për’puthen”, ndërsa ka ndërhyrë Bled Mane dhe ka folur lidhur me meshkujt shqiptarë, duke përmendur faktin që femrat në Shqipëri kërkojnë meshkuj posesivë.
“Femrat shqiptare duan një mashkull të egër, që sjell lekë nga droga,që xhiron makina. E patë në Big Brother për kë vdisnin, se s’dua t’i zë emrin në gojë, për kë mashkull vdisnin? Donin atë që shante.” -është shprehur Bled Mane për Luiz Ejllin.