Sarah Berisha është një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, e cila zakonisht ndan me ndjekësit e saj ide te ndryshme për veshjen dhe stilin.
Ditët e fundit është vënë re që blogerja nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, gjë që ka shqetësuar paksa ndjekësit e saj.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, influencerja ka treguar arsyen se pse nuk ka qenë tepër aktive kohët e fundit dhe duket se shkak paska qenë një fatkeqësi që i ka ndodhur Sarah-s.
“E vertetë që këto ditë nuk kam qenë aktive për shkak të një fatkeqësie qe më ka ndodhur, por patjetër që do jem shumë shpejt. Ju dua”, – shkruan në postimin e saj Sarah. Nuk e dimë çfarë mund t’i ketë ndodhur Sarës, por urojmë të jetë mirë! <3