Edicioni i ri i ‘Grande Fratello’ nisi më 11 shtator, ku hyri grupi i parë i garuesve. Pas episodit të sotëm, 16 shtator, konkurrentët e rinj hynë dhe kompletuan kastin e këtij edicioni.
Por ajo që kemi zbuluar, është se pjesë e këtij ‘reality show’ të famshëm në Itali është edhe një shqiptare me emrin Heidi Baci dhe si e tillë është prezantuar edhe për publikun që do e ndjekë dhe do e votojë për të qëndruar ose jo në shtëpinë më të famshme.
E veçanta e formatit, është se marrin pjesë edhe personazhe VIP, edhe njerëz ende të panjohur për publikun. Suksese Heidit! 🙂