Padiskutim kryefjala e ditës së sotme është Gjesti. Ndonëse këngëtari ka qenë fenomen i rrjeteve sociale gjatë qëndrimit të tij në BBVK, ai ka kulmuar mbrëmjen e djeshme me hyrjen e tij në BBVA.
Nga hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gjestit i janë shtuar plot 64 mijë ndjekës në Instagram për 12 orë, një shifër shumë e rrallë për një banor të BBV.
Para hyrjes në BBVA Gjesti numëronte 207 mijë ndjekës, ndërsa tani ka plot 271 mijë deri në këto momente.
Këngëtari ka arritur të ‘mbërthejë’ vëmendjen jo vetëm të rrjetit po edhe të gjithë shtëpisë së BBV, duke i kthyer gjithë situatat dhe dinamikat e lojës te vetja.