Përgatitjet dhe xhirimet për filmin e Borës dhe Donaldit tashmë kanë filluar. Filmi do të titullohet “5 herë jo”, ku protagonistë do të jenë Bora dhe Donaldi dhe do të shfaqet në kinema në muajin dhjetor.
Deri më tani nga kasti kemi zbuluar vetëm Semi Jaupaj, mikesha e ngushtë e Borës, e cila me shumë mundësi do të ketë po të njëjtin rol në film, duke qenë se dyshja ka treguar se filmi do të tregojë historinë e tyre të dashurisë, ku vet Bora dhe Donaldi janë shprehur se do të jetë si një “reality” i përmbledhur në disa minuta film.
Ndërsa filmi premton shumë me kaq detaje sa dimë, Bora dhe Donaldi kanë zbuluar “elementët” që e bëjnë një film të jashtëzakonshëm.
Me një postim në llogarinë e Instagramit dedikuar filmit, çifti ka ndarë disa momente të mbledhjeve me stafin. “Për të bërë një film të jashtëzakonshëm, të duhen tre gjëra – skenari, skenari dhe skenari” – shkruajnë ata duke theksuar kështu se skenari do të jetë pika e fortë e filmit, që sipas tyre do të jetë i jashtëzakonshëm.