Edhe pse BBV ka mbaruar prej plot 4 muajsh dhe vet pjesëmarrësit banorë e opinionistë, janë shprehur se çdo gjë është mbyllur aty, duket se inatet e lojës që kaluan më pas në inate personale, kanë vazhduar t’i mbartin dhe t’i mbajnë me vete.
E kjo ka ndodhur jo vetëm me banorët, por edhe me një nga opinionistët, Zhaklin Lekatarin, e cila debatet më të forta i ka pasur me fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejllin.
Me sa duket, pas çdo projekti të Luizit nuk mungon komenti i Zhaklin Lekatarit. Ditën e djeshme, Luiz Ejlli solli këngën e tij të re, “Amaneti”, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe fansat e tij. Për këtë, edhe ish-opinionistja e BBV e ka një koment.
“Kur perlat e muzikës të bëjnë kaps! Albanistan. 2023.” – ka shkruar ajo në një Instastory.