Olsi Bylyku është një ndër personazhet më të komentuar së fundmi e gjithashtu ndër më të lakuarit në mediat rozë, fillimisht për ndarjen e bujshme nga lidhja e tij 5-vjeçare me Egli Takon, e më pas për ecurinë e tij në muzikë me projekte pa pushim.
Së fundmi, Olsi vijon të merret me projektet e tij muzikore, ndërsa sa i përket jetës personale, aktori është në një lidhje të re dashurie prej disa kohësh me një gazetare të TV Klan.
Sa i përket familjes së tij, Olsi është mjaft hermetik dhe nuk i poston familjarët në rrjete sociale, mirëpo duket se ai e ka “thyer” paksa rregullin e tij, duke postuar një foto me të atin në Instastory, teksa kalojnë kohë me njëri-tjetrin duke luajtur bilardo.
“Si i ati dhe i biri” – shkruan Olsi në foton e postuar.