Ka pasur aludime të shumta në rrjet lidhur me marrëdhënien e Luizit me familjarët e tij. Nxitur kryesisht nga mungesa e tyre në martesa e tij dhe Kiarës të organizuar finalen e “Big Brother VIP”.
Prej disa javësh Luizi ndodhet në SHBA ku po mban koncerte për gjithë shqiptarët atje. Ai u dha fund edhe zërave për raportet me motrën kur publikoi një foto krah saj dhe kunatit të tij,duke treguar se familja është gjëja më e rëndësishme për të.
E në mënyrën e tij origjinale ai ka sqaruar edhe raportet e Kiarës me nënën e tij. Teksa ka qenë duke kënduar në skenë, Luizi i ka ndryshuar paksa tekstin këngës duke thënë “Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe, çaj me limon.”
Ja pra,me sa tregoi me këngë Luizi, kemi të bëjmë më një marrëdhënie shumë të mirë nuse-vjehrrë.